Gjermania mund t‘i vendosë kushte shtesë Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Deklarata vjen nga këshilltari për çështje të jashtme i CDU/CSU-së, Hans Joachim Falenski.
Ky i fundit tha të martën gjatë një paneli diskutimi në Bundestagun gjerman se ka gjasa që Shqipërisë t’i shtohen edhe kushte të tjera, një ose dy, përveç nëntë kushteve të caktuara më herët nga Bundestagu.
Sipas Falenskit, njëri nga kushtet do të ishte luftimi i kriminalitetit të drogës, një problem që, siç tha eksperti kristiandemokrat, është bërë shkaku kryesor për veton e Holanda ndaj çeljes së negociatave me Shqipërinë, shkruan DW.
Ndër të tjera Falenski kritikoi ecurinë e ngadalshme të vënies në funksionim të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si dhe faktin se korrupsioni i nivelit të lartë po luftohej në mënyrë të pamjaftueshme.
Këshilltari i CDU/CSU-së tha gjithashtu se dosja për shitblerjen e zgjedhjeve në Dibër po kalon si opatate e nxehtë sa në prokurorinë e Tiranës në atë të Dibrës duke thënë se tashmë ësyhtë përgjegjësi e SPAK-ut të merret me të.