Vendosni fjalën kyçe....

Henri Çili në konferencë për shtyp: Arrestimi im i pajustifikuar, nuk përbëj asnjë lloj rrezikshmërie


Botuesi i njohur Henri Çili po mban një konferencë për mediat në lidhje arrestimin e tij në kuadër të operacionit “Mezhgorani” javën e kaluar, kur më pas u la në masë detyrimi paraqitje nga Gjykata e Përmetit.

“Gjatë gjithë këtyre ditëve shtypi dhe media është mbushur me versionin e prokurorisë ose policisë dhe besoj se është më minimalja të them versionin tim. Unë më 27 shkurt, Betim Shkupi dhe Ilir Korbi jemi ndaluar në shkelje të rënda procedurale, pa pasur asnjë precedentë penalë në jetën tonë. 

Nuk kisha asnjë rrezikshmëri për t’u larguar nga shoqëria, nuk kisha asnjë rrezik për të kryer një krim tjetër, nuk kisha asnjë mundësi për të prishur provat për shkak se kisha qenë në përgjim prej muajsh dhe në këtë kuptim mosthirrja normale nga ana e organeve të drejtësisë e më pas arrestimi ishte krejtësisht i pajustifikuar në rrethanat kur një person ndalohet, arrestohet e më pas njihet me akuzat.

Gjithashtu vendimi i gjykatës së Përmetit i ditës së dielë, e hodhi poshtë masën e arrestit duke normalizuar disi situatën dhe sigurisht do kishte qenë më mirë hetimi në gjendje të lirë sepse s’kam absolutisht asnjë lloj rrezikshmërie.”– tha Çili.

Botuesi Henri Çili u ndalua javën e kaluar me akuzën se kishte ndikuar te një gjykatës për të ulur dënimin ndaj dy personave të dënuar me burgim të përjetshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *