Një 28 vjeçar ka humbur jetën, pasi sipas policisë, gjatë punës në ofiçinë ka plasur një gomë.
F.LL 28 vjeç ndërroi jetë gjatë dërgimit në spital.
Ngjarja ndodhi në një gomisteri në Bathore mesditën e sotme.
“Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri, gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë punëtori i gomisterisë shtetasi F.LL, 28 vjeç, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.