Pas rezultateve jo shumë bindëse të Juventusit këtë sezon, zërat për largimin e trajnerit të ardhur në fillim të kampionatit, Sarri, janë shtuar.
Sipas gazetës ‘Corriere della Sera’, drejtuesit e klubit bardhezi janë vënë në ndjekje të Pep Guardiolës, i cili zor se do qëndrojë në Angli në rast se Mançester Siti nuk arrin ta fitojë apelin për pezullimin për dy vite nga Liga e Kampinëve.
Një tjetër emër që përflitet në Torino është edhe ai i ish-mesfushorit franzez, Zidan. Trajneri i Realit të Madridit po paraqitet mirë me ekipin madrilen, por presidenti Perez ka lënë të kuptohet se sezonin që vjen do ia besojë ekipin Mauricio Poketinos.
Për këtë arsye nuk do ishte çudi që Zidan të rikthehej te Juventusi, kësaj here si trajner.