Vendosni fjalën kyçe....

Katy Perry është shtatzënë: Jam kaq e lumtur sa s’kam pse ta fsheh më


Katy Perry është shtatzënë. Këngëtarja 35-vjeçare e zbuloi lajmin në fund të klipit të saj më të ri muzikor Never Worn White të publikuar vetëm 90 minuta më parë.

Ajo shfaqet me një fustan ngjyrë të bardhë dhe me barkun e rrumbullakosur. Fansat menjëherë e pikasën që kjo ishte një e dhënë nga Katy Perry, e cila e konfirmoi lajmin përmes një postimi në “Twitter” vetëm disa minuta më pas.

“Oh Zot jam aq e lumtur sa që nuk kam pse ta mbaj më, apo pse të mbaj një çantë të madhe për ta fshehur”- shkruan Katy.

Ky do të jetë fëmija i saj i parë me të fejuarin Orlando Bloom, pasi aktori 43-vjeçar tashmë është babai i djalit nëntë vjeçar Flynn me ish-gruan e tij Miranda Kerr.

Katy dhe Orlando filluan të dilnin bashkë në vitin 2016 dhe u fejuan në shkurt të 2019-ës. Në nëntor Bloom tha që ai dëshiron të bëjë shumë fëmijë me Katy-n.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *