Vendosni fjalën kyçe....

Lojtari i tij turret në tribunë të zihet me tifozin, Murinjo i del krah: Edhe unë do kisha reaguar njësoj (Video)


Mesfushori i Totenhemit e kombëtares angleze, Eric Dier, po hetohet nga federata angleze pasi hyri në vendin ku qëndrojnë tifozët për t’u përballur me një tifoz që dyshohet se fyeu familjen e tij në ndeshjen e Kupës FA ndaj Noruiçit.

Dier u kap në video teksa vrapo drejt tribunës duke u përpjekur t’i afrohej një tifozi i cili dyshohet se po shante atë dhe familjen e tij. megjithatë ai u ndal nga rojet para se të mbërrinte në destinacion.  

Duke folur pas incidentit, shefi i Spursave, Jose Mourinho, tha se ai nuk do të mbronte veprimet e Dierit, por i mirëkuptonte arsyet dhe reagimine lojtarit të tij.

‘Eric Dier bëri diçka që ne profesionistët nuk mundemi, por në këto rrethana secili prej nesh do e bënte. Kur dikush ju fyen juve dhe familja juaj është aty dhe familja juaj përplaset me personin që po ju fyen, atëherë je i detyruar të reagosh. Është diçka që në profesionistët nuk duhet ta bëjmë por me siguri secili nga ne do reagonte njësoj. Unë jam me lojtar dhe e kuptoj lojtarin.’ – tha Murinjo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *