Vendosni fjalën kyçe....

Moska dhe Ankaraja bien dakord për krijimin e zonës së sigurisë në Idlib


Turqia dhe Rusia ranë dakord të krijojnë një korridor të sigurt përgjatë një autostrade kryesore që ndodhet në Idlib të Sirisë si dhe për kryerjen e patrullimeve të përbashkët aty duke filluar nga 15 marsi.

Kjo thuhej në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve të zhvilluara në Moskë të enjten me synim lehtësimin e tensioneve në këtë rajon. Në deklaratën e firmosur nga ministrat e Jashtëm, të të dy vendeve thuhet se korridori i sigurt do të shtrihet në një gjatësi prej 6 kilometrash në veri dhe 6 në jug të autostradës “M4”.

Aty thuhej se ministrat e Mbrojtjes të të dy vende do të bien dakord mbi parametrat e këtij korridori brenda shtatë ditësh. Në deklaratë thuhej se patrullimet e përbashkëta do të nisin përgjatë autostradës nga vendbanimet në Trumba në perëndim të qytetit strategjik të Saraqeb-it në drejtim të vendbanimeve Ain al Havr.

Ky zhvillim u parapri nga takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin me homologun turk Tayip Erdogan në një përpjekje për të arritur një armëpushim të mundshëm në veri të Sirisë. Më herët gjatë ditës President rus tha se situata në provincën Idlib, ku ushtritë e dy vendeve po ballafaqohen me një luftë që ka shpërngulur rreth një milion njerëz në tre muaj, ishte tensionuar aq shumë sa kërkonte bisedime kokë më kokë.

Kombet e Bashkuara thonë se në Siri është shkaktuar kriza më e rëndë humanitare gjatë 9 viteve luftë, e cila ka detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre si dhe ka shkaktuar vrasjen e qindra mijëra të tjerëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *