Dy persona janë arrestuar sot nga Policia në Krujë, pasi akuzohen për “Ndotje të ajrit”. Personat në fjalë akuzohen se në datën 4 mars 2020 në Krastë të Krujës, kanë djegur mbetje të ndryshme në një gropë gëlqereje, duke shkaktuar tym e gazra dhe aromë të rëndë, duke rrezikuar kështu dhe shëndetin e qytetarëve.
Një person i tretë do të hetohet në gjendje të lirë për të njëjtën akuzë.
“Vijon puna për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që kryejnë ndotje të ajrit, me pasoja për shëndetin e qytetarëve.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
Si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
Sh. T., 57 vjeç dhe S. Z., 65 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. Sh., 45 vjeç, banues në Krujë.
Këta shtetas, më datë 04.03.2020, në Krastë, Krujë, në një gropë gëlqereje po digjnin mbetje të ndryshme, duke shkaktuar tym e gazra dhe arome të rëndë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.