Vendosni fjalën kyçe....

Nxënësja u dërgua me urgjencë në spital, drejtoresha e spitalit të Fierit: Kishte vetëm ankth


Pas lajmit se një nxënëse është dërguar me urgjencë në spital mëngjesin e sotëm, pasi ishte paraqitur në shkollë për mësim, vjen një reagim nga drejtoresha e Spitalit të Fierit.

Në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com, drejtoresha e spitalit Nevila Shuke tha se vajza ka pësuar gjendje ankthi dhe aktualisht po trajtohet me psikologë.

“Ai rast është një rast paniku. Është gjendje ankthi, nuk ka asgjë. Po këshillohet nga psikologia. Mësimi ka nisur normalisht. Janë matur parametrat e ajrit edhe dje në orën 23:20 nga Inspektoriari Shëndetesor, sektori i epidiomologjisë së Spitalit të Fierit. Kanë dalë normal dioskidi i karbonit konform normave. Edhe sot në orën 07:30 është bërë edhe dje. Vajza ka qenë edhe dje. Po këshillohet nga psikologia. Nuk ka asnjë shenjë tjetër”, tha drejtoresha Sulka.

Vajza u dërgua në spital mëngjesin e sotëm, pasi kishte filluar të ndihej keq në momentin kur është futur në shkollë.

Mësimi në gjimnazin “Janaq Kilica” sot ka vijuar normalisht, edhe pse prindërit ankohen se godina nuk është e sigurt për shkak se ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare të analizave.

Prindërit e gjimnazistëve dyshojnë se ka helmime të tjera brenda shkollës, ku dje u helmuan 58 nxënës e dy mësues.

Në mbledhjen e mëngjesit të sotëm kanë marrë pjesë stafi pedagogjik, kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, Drejtoresha e Zyrës Arsimore Fier dhe drejtoresha e gjimnazit. Por prindërit nuk janë lejuar të futen brenda dhe kanë pritur në ambientet e jashtme të shkollës.

Ata ankohen se po u mbahet i fshehur informacioni dhe pretendojnë se të paktën një përfaqësues i tyre duhej të ishte lejuar në mbledhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *