Vendosni fjalën kyçe....

Ralf Gjoni kërkon koronavirusin në rend të ditës: Zoti e ndaloftë dhe na ruajtë, por mos të ecim me anekdota


Deputeti Ralf Gjoni i ka kërkuar sot kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, që të fusë në rendin e ditës të seancës së sotme parlamentare edhe një raportim për masat që Shqipëria ka marrë për parandalimin e koronavirusit.

Gjoni shprehu habi se si vendi ynë ende nuk ka asnjë rast të identifikuar. 

“Të futet në rend dite para se të jetë vonë në përhapjen e një epidemie, se përse në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus.  Zoti e ndaloftë dhe na ruajt nëse këtu ka një përhapje të koronavirusit të padetektuar. Mos të ecim me anekdota ‘hë mos se nuk ka gjë se kap të vjetrit’. Zoti kryetar kërkojini kryeministrit që sot në rendin e ditës të bëhet raportim sa i përket informacionit që qeveria ka për koronavirusin”- tha Gjoni.

Kryeparlamentari iu përgjigj deputetit se për këtë kërkesë duhet ndjekur rruga procedurale dhe nuk e pranoi kërkesën e tij.

“Jo më larg se dy ditë ministrja Ogerta Manastriliu, pa e kërkuar asnjë nga deputetët më ka kërkuar mua ta informoj kuvendin për masat që ka marrë Shqipëria. Nëse kjo nuk është e plotë ju i dini si kërkohet ministrja dhe kryeministri në interpelancë, ndiqni procedurat parlamentare, por kërkesa juaj nuk mund të merret në konsideratë sot për sot.”- iu përgjigj Ruçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *