Autoritetet shëndetësore sllovene njoftojnë se është konfirmuar edhe rasti i tretë i personit të infektuar me koronavirusin e ri.
Bëhet fjalë për një burrë, i cili ka qenë në kontakt të afërt me i të infektuarin e parë. Kanë qenë bashkë në udhëtim në Marok, ndërsa përmes Italisë janë kthyer bashkë në Slloveni. Sipas mjekëve të klinikës infektive pranë Qendrës klinike universitare në Lubjanë, pacienti tash për tash është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka shenja klinike të sëmundjes.
Të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të infektuarit ditët e fundit tashmë janë të izoluar. Meqë personi mbërriti nga Italia në Slloveni ka ardhur me autobus, 19 persona që ishin udhëtarë në të njëjtin autobus janë paraqitur për kontroll nëse janë të infektuar me Kovid-19.
Deri natën e kaluar Sllovenia ka qenë një nga vendet e pakta në rajon ku nuk kishte ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.