Drejtoresha e Zyrës Arsimore të Fierit, Yllka Beci, ka sqaruar deklaratën e bërë prej saj mëngjesin e sotëm teksa iu drejtua një prindi se vajza e saj ishte ndjerë keq dhe ishte dërguar në spital, sepse ishte shtatzënë.
‘A mund të të them diçka si nënë dhe si grua pa kamera? Okej me kamera do ta them. Se vajza është shtatzënë, pati probleme dhe e nisëm në spital. Po është shtatzënë.’ – tha mëngjesin e sotëm Beci.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emicionin ‘Shqipëria Live’ në TCH, shefja e arsimit në Fier tha se termi ‘vajzë’ nuk ishte përdorur për nxënësen, por për një mësuese shtatzënë.
Sipas saj, brenda territorit të shkollës i ishte ushtruar një presion i jashtëzakonshëm nga prindërit dhe gazetarët.
‘Duke qenë në mbledhje në drejtorinë e shkollës, kemi dalë të shqetësuar, ne grupi i punës se dëgjuam një sirenë ambulance. Duke mos e ditur se çfarë po ndodhte, jam përballur me një numër të madh prindërish, të cilët debatonin me forcë duke futur duart nga kangjellat e portës me rojen. Më kanë prekur pjesën e lirisë sime duke bërtitur me akuza krejt të stisura. Unë bëj me dije që është një komunikim jo deklaratë, në një presion të madh të ushtruar nga mua nga prindërit dhe gazetarët, kur kam dashur të them, të qetësoj, të përcillja një qetësi te gazetarët për një proces mësimor shumë të qetë. Në këtë moment duke mos patur asnjë informacion, ishte një ndërhyrje shumë e shpejtë e personave që ishin të porta, s’kishte asnjë lloj informacion nga asnjë mësues që kishte nxënës me problem, mendova mos ishte çështja e mësueses shtatzënë, s’ka asnjë problem me nxënësit. I jam referuar mësueses.’ – tha ajo.
Beci tha se deklarata e saj nën presion është përdorur nga mediat ndërsa sqaroi se me vajzë kishte nënkuptuar mësuesen e jo nxënësen.
‘ Unë u jam drejtuar gazetarëve duke u thënë se duhet të kuptoni që ky panik që po përcillni nuk ka lidhje me rast tjetër, duhet të jetë me mesuesen. Mësuesja shtatzënë është okay, s’ka asnjë lloj problematike, është përdorur nga mediat…dikush e mori nxënësja, dikush e mori mësuesja, se unë kam përdorur vajza. Isha duke iu drejtuar gazetarëve që s’ka lidhje me nxënësit, ambulanca mund të ketë ardhur për mësuesen shtatzënë. Aty vërtet u jam drejtuar gazetarëve, nuk mund të dilja para mediave me një deklaratë të tillë, që një mësuese shtatzënë s’po ndihet mirë. Një nxënëse, një vajzë e klasës së 11-të ka patur disa shqetësime shëndetësore, ishte këputur, s’kishte ngrënë mëngjes ndoshta, s’ka lidhje me rastin e djeshëm, kishte këputje të moshës, problematika shëndetësore që ka një vajzë në atë moshë. Vajza ka shkuar në spital, ka marrë një ndihmë të shpejtë mjekësore, është shumë mirë, ka deklaruar qa kisha problemet e mira shëndetësore.’ – tha ajo.
Një pyetje megjithatë mund të bëhet. Pse shefja e Arsimit të Fierit do sqaronte prindin e vajzës, për mësuesen shtatzënë?