Gjykata e Durrësit ka liruar me garanci pasurore, ish- drejtorin e ALUIZNI-t Arben Isaku.
Kujtojmë se Isaku u arrestua pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar, për shpërdorim detyre lidhur me legalizimet që kishin bërë zyrtarë të ALUIZNI-t me objektet e dëmtuara nga tërmeti.
Ndërkohë Klajdi Lame, i cili ka qenë inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, është lënë në qeli.
Arben Isaku është arrestuar edhe më parë pas akuzave se kur ishte zv.drejtor i Kadastrës në Durrës, kishte legalizuar me letra false truallin në zonën e plazhit.E njëjta gjykatë e liroi atë në gusht të viti të shkuar.