Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Gati rindërtimi i 3400 shtëpive, kemi alokuar 8.7 miliardë lekë


Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj lajmëroi se rindërtimi i 3400 shtëpive të para është gati dhe do të financohet nga fondi i rindërtimit.

Ahemtaj në një dalje për shtyp deklaroi se janë alokuar 8.7 miliardë lekë nga qeveria për rindërtimin e tyre.

“Do te jap një lajm të rëndësishëm që përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e rindërtimit. Jemi gati të nisim rindërtimin e 3400 shtëpive të para që do të financohen nga fondi i rindërtimit.

8.7 miliardë lekë ose 73 milionë euro janë kaluar nga qeveria për rindërtimin. Efekti 8.7 miliardë përballohet nga fondi dhe do të përdoret nga njësitë ligjzbatuese. (Fondi Shqiptar i Ndërtimit).

Fondi do të jetë i alokuar për banesat individuale… Janë 2500 shtëpi banesa individuale që do ndërtohen.

Fondi është në masën 2.2 miliardë lekë dhe i alokohet në të njëjtën formë teknike financiare dhe bëhet fjalë për 829 shtëpi individuale që do të ndërtohen nga bashkia e Tiranës.

Dua të theksoj dhe informoj të gjithë të interesuarit dhe sipërmarrjet që kanë interes të marrin pjesë e duke vazhduar me dhomat tregtare, javën që vjen shpallet gara ndërkombëtare nga 2 njësitë e mësipërme për 3400 shtëpi individuale. E theksoj, kompanitë mund të gjejnë informacione ne faqen e rindërtimit.

Vlerësimi i banesa te tjera aktualisht vazhdon sipas parashikimit.

Pasi të kemi shifrat finale të vlerësimit do të ketë prokurim të dytë për pjesën e mbetur. Në terren bashkitë kanë filluar vlerësimin e dosjeve individuale të familjeve në bazë të ligjit të dala nga platforma e aplikimit që vazhdoi për gati një muaj. Banesat individuale do të rindërtohen sipas modeleve të prezantuara”-deklaroi Ahmetaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *