Vendosni fjalën kyçe....

Helmimi në gjimnazin e Fierit, flet nxënësi i akuzuar: Në rastin e para mbaja spraj por nuk e përdora, në rastin e dytë, shoku im i vuri flakën një anti-djerse


Një prej adoleshentëve të ndaluar për ngjarjen në shkollën e mesme në Fier, Janaq Kilicia, ka dhënë një intervistë për News 24.

Dy herë brenda pak ditëve dhjetëra nxënës dhe staf u dërguan me urgjencë në spital për shkak të problemeve në frymëmarrje të shkaktuara nga një lëndë e hedhur në ambientet e shkollës.

15 vjeçari i intervistuar ka pranuar se në rastin e parë kishte në xhep një spraj që lexonte “Diva” por që nuk e ka përdorur ndërsa në rastin e dytë thotë se në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë jashtë ambienteve të shkollës.

Për rastin e dytë ku dy shokët e klasës së tij janë akuzuar për ngjarjen, 15 vjeçari thotë se njëri prej tyre ka pasur një anti-djerë në çantë ndërsa tjetri e ka marrë dhe e ka shkrepur me çakmak “për lojë”.

Intervista:

Çfarë ka ndodhur në shkollën “Janaq Kilica”?
Në fillim u tha se ka plasur gazi, por pas disa ditësh filloi të zbardhjen ngjarja dhe doli se nuk ishte gazi.

A ke pasur gjë me vete?
Kam pasur një sprajt që lexonte “Diva”, e gjeta në makinën time, por nuk e përdora, thjesht e kisha në xhep. E kam pas edhe ditë më parë në xhep.

Po ku ndodhi helmimi i dytë ishe në shkollë?
Jo, kam qenë në shkollë, por në atë moment nuk kam qenë në ambientet e shkollës, kam qenë jashtë.

Dy shokët e klasës tënde janë akuzuar për këtë ngjarje, çfarë di?
Di që shoku ka pas një anti-djersë në çantë, shoku tjetër e ka marrë dhe e ka shkrepur me çakmak thjesht për lojë.

Ishit në të njëjtën godinë?
Jo, ne ishim në godinë tjetër, ndërsa era e përhapur ishte në godinën tjetër.

Çfarë ke dëgjuar për ngjarjen?
Kam dëgjuar që është kapur ai i fundit që e ka bërë atë.

Mendon se je akuzuar kot?
Po, edhe dy shokët e tjerë. Jam i sigurt.

Je nxënës i mirë në shkollë?
Po.

VINI RE: Intervista është pronësi intelektuale e News 24


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *