Vendosni fjalën kyçe....

I dha gaz lotsjellës policisë shqiptare, nisin hetimet ndaj drejtorit të Policisë së Kosovës


Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur të grumbullojë faktet për drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, i cili është direkt i përfshirë në rastin gazit llotjesllës.

‘Lidhur me çështjen e  gazit lotsjellës ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës është në fazën e grumbullimit dhe analizimit të informacioneve si pjesë e Inspektimit të rregullt të armëve që është duke u zhvilluar nga Departamenti i Inspektimeve të IPK-së’, ka thënë për Insajderin, instucioni që e mbikëqyr punën e Policisë së Kosovës.

Gazeta Insajderi më 10 shkurt 2020 ka publikuar hulumtimin përmes të cilit ka zbuluar se i pari i Policisë, Rashit Qalaj, ka ndihmuar që të shtypen protestat e opozitës në Shqipëri.

Krejt kjo ka ndodh pasi Qeveria e Edi Ramës e mori në mënyrë të dyshimtë gazin lotsjellës nga Policia e Kosovës.

Kjo është bërë nëpërmjet një marrëveshje të dyshimtë të nënshkruar mes Rashit Qalajt, drejtorit të Policisë së Kosovës dhe Ard Veliut, drejtorit të Policisë së Shqipërisë.

Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë.

Mirëpo, ky rregull është thyer nga Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huazojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë.

Për thyerjen e këtij rregulli, dhe jo vetëm – Agim Veliu, ministri i Punëve të Brendshme, ka kërkuar që drejtuesi i Policisë, të raportojë para tij.

Insajderi ka kërkuar të di nëse ky u fundit ka dërguar ndonjë dokument ose fakt tjetër drejt zyrës së Veliut, por ky i fundit ende nuk kanë dhënë një përgjigje për gazetën.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Insajderi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *