Indonezia ka konfirmuar të premten edhe dy raste të tjera me koronavirus, duke e çuar në katër numrin e të prekurve nga ky virus në këtë vend.
Të dy indonezianët ishin në të 30-at e tyre dhe ishin testuar pasi ishin në kontakt me dy rastet e konfirmuara të para, tha në një konferencë për mediat ministri i Shëndetësisë Achmad Yurianto.
Indonezia kishte njoftuar rastet e para të konfirmuara të hënën. Të prekur nga koronavirusi u konfirmuan një nënë dhe vajza e saj, që jetonin në zonën e Depok afër Xhakartës.