Dy punonjës të mirëmbajtjes dhe pastrimit në Kuçovë kanë hipur në një kullë duke kërcënuar se do të hidhen nga lartësia për shkak se ishin pushuar nga puna.
Pas disa negocimeve të kompanisë ku ishin punësuar për t’i marrë sërish në punë dhe forcave të Policisë së Beratit që kishin shkuar në vendngjarje, ata kanë zbritur poshtë përmes shkallëve.