Serbia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus.
Një burrë 43-vjeçar nga Subotika është pacienti i parë në Serbi, konfirmon Ministri i Shëndetësisë, raporton B92.
Ministri u shpreh se burri në veri të qytetit të Subotikës rezultoi pozitiv nga testi për koronavirus duke shtuar se ai kishte qenë në kontakt me motrën e tij në Budapest e cila kishte probleme respiratore.
Burri ishte vetë-izoluar ndërsa tani është në spital në Subotika tha ministri në një konferëncë për shtyp.