Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Letrën e dërguar për komisionerin për zgjerim për të ndihmuar KE-në


Kreu i Shtetit Ilir Meta në deklaratën e lajmëruar për shtyp nga presidenca për të sqaruar letrën e dërguar për komisionerin për zgjerim.

Presidenti edhe njëherë lexoi letrën drejtuar komisionerit të zgjerimit ku theksoi se atje shkruhet se ai mbështet integreimin e Shqipërisë dhe jo siç u interpretua nga Kryeministri dhe mazhoranca.

Letra e dërguar për komisionerin e zgjerimit ishte për të ndihmuar Komisionin Evropian. Letra gjithashtu shprehet për keqardhjen ndaj Gjykatës Kushtetuese.Gjithashtu, kjo letër është shpresë-plotë për integrimin ”-tha Meta.

Më tej Meta ka lexuar letrën drejtuar komisionerit për zgjerim ku i shkruan:

Ju bëj edhe njëherë të qartë letrën, për të ndihmuar KE për të qenë më i vëmendshëm me një çështje kaq kritike, siç është integriteti i Gjykatës Kushtetuese. Në formulimin e bërë krijohej përshtypja sikur problemi ishte bërë nga interpretimi i Presidentit.

I dashur z.komisioner, zyra juaj lëshoi dje një paketë të zgjeruar, e mirëpres përkushtimin dhe përpjekjet në mbështetje të integrimit të vendit tim.

Mbetem shpresëplotë që vendet anëtare të mbështesim rekomandimin tuaj pozitiv për çeljen e negociatave”, tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *