Ndonëse sjelljet e pahijshme në publik janë të ndaluara në Iran, punonjësit mjekësor nuk i ka shqetësuar ky fakt dhe janë parë duke kërcyer dhe vallëzuar me njëri-tjetrin.
Në videon e bërë virale, shikohen mjekë iranianë teksa janë duke vallëzuar dhe kënduar njëkohësisht, kjo gjë sipas tyre, i ndihmon për të mbajtur moralin lart, në gjendjen alarmante që po kalon vendi tyre si pasojë e koronavirusit të ri.
Ndërkohë deri më tani rreth 8 % të deputetëve në parlamentin iranian janë rezultuar pozitivë me koronavirus, si edhe rreth 150 persona kanë humbur jetën ndërsa rreth 3.500 persona janë shpallur të infektuar nga epidemia vdekjeprurëse.
Nga krahu i tjetër qeveria është shprehur se ka mobilizuar më shumë se 300,000 mijë ushtarë dhe vullnetarë për të “luftuar” shpërthimin e epidemisë vdekjeprurëse. Sakaq, Irani është konsideruar si vendi më i prekur jashtë Kinës, e cila është dhe vatra më e madhe e të prekurve nga virusi famëkeq në botë.