Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka publikuar një audio ku mjekët e qendrës shëndetësore nr.8 debatojnë me drejtoreshën Blerta Berberi për mungesën e pajisjeve mbrojtëse.
Në audio një mjeke i ankohet se nuk ka doreza madje as ujë pasdite në qendrën shëndetësore.
“Nuk kemi as maska, as doreza, si të shkojmë në një vizitë shtëpie, në një rast të dyshimtë, si të shkoj, me përparëse, përparësja do të më mbrojë?”-i ankohet mjekja drejtoreshës.
Gjithashtu gjatë bisedës dëgjohet se mjekët duhet të përdorin vetëm një maskë gjatë turnit dhe të raportojnë në fund për numrin e përdorur.
Biseda në audio e publikuar nga Bardh Spahia: