Vendosni fjalën kyçe....

Putini e pret Erdoganin në sallën e mbushur me simbolet e fitores në luftën Ruso-Turke, zëdhënësi: Është rastësi


Pas takimit mes presidentëve Putin e Erdogan në Moskë, ku u arrit një armëpushim në zonën e Idlibit në Siri, rrjetet sociale shpërthyen nga konspiracioni.

Sipas tyre, Putini kërkonte të ngacmonte homologun e tij duke vendosur në sallën e pritjes një vepër arti që përkujton humbjen e trupave osmane ndaj atyre ruse në luftën ruso-turke.

Megjithatë sipas zëdhënësit të presidentit Putin, Peskov, e gjitha ishte rastësi. Vepra e artit titullohet ‘Duke kaluar Ballkanin’ dhe është punuar nga Eugene Lanceray në vitin 1880.

Punimi tregon trupat ruse që kalojnë nëpër malet e Ballkanit gjatë luftës ruso-turke, luftë që ishte një humbje poshtëruese për osmanët, të cilët humbën kontrollin mbi një pjesë të madhe të territoreve të tyre ballkanike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *