Vendosni fjalën kyçe....

Që nga financimi nga shteti i partive, te qeveria kujdestare dhe parlament me dy dhoma, propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpalosur propozimet konkrete për Reforman Zgjedhore të cilat janë të një karakteri të thelluar dhe totalisht ndryshe nga çfarë ka në sistemin aktual.

Basha edhe një herë ka propozuar qeveri kujdestare, krijimin e një parlamenti me dy dhoma por pa rritur numrin total të të zgjedhurëve.

Kryedemokrati ka kërkuar financim total të partive nga shteti sepse sipas tij kjo i heq mundësinë partive të varen nga bizneset. 

E rëndësishme për shefin e selisë blu është që sistemi të garantojë balancimin e pushteteve dhe përfaqësimin më të denjë të popullit.

Propozimet e plota:

“Ndryshimi i parë, kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet. Kontrolli të bëhet nga një organizëm i pavarur.

Ndryshimi i dytë, tolerancë zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg.

Ndryshimi i tretë, financimi i partive, që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre.

Kush financon partitë, përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë.

Ndryshimi i katërt, identifikim, votim dhe numërim elektronik. Do t’i bëjë zgjedhjet më të ndershme dhe rezultatin më të shpejtë.

Ndryshimi i pestë, sistemi. Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë.

Vendimi për sistemin duhet t’u takojë të gjithë qytetarëve, jo vetëm partive politike.

Sistemi zgjedhor të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë.

Ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë. 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit.

Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive.

Arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat. Shembuj janë vendeve më të zhvilluara si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia.

Derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë.

Mënyra e zhvillimit dhe rezultati i zgjedhjeve ndikon direkt në jetën tonë. Me një rezultat të ndershëm përfitojnë të gjithë shqiptarët”/Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *