Vendosni fjalën kyçe....

Rihapet pas 90 vjetësh piramida 4700-vjeçare në Egjipt (Fotot)


Një piramidë egjiptiane 4,700-vjeçare është shpëtuar nga shembja nga një firmë inxhinierike britanike dhe u hap për publikun për herë të parë pas 90 vjetësh.

Piramida e Djoserit me lartësi 60 metra besohet të jetë piramida e parë në Egjipt dhe ndërtesa më e vjetër në botë.

Ajo u ndërtua plotësisht nga guri nga arkitekti i lashtë egjiptian, Imhotep, në nekropolin Saqqara në jug të Kajros dhe besohet se është vendi i prehjes të mbretit Djoser, themeluesit të Mbretërisë së Vjetër.

Por trarët e gurit dhe blloku që mbështet strukturën janë dobësuar gjatë mijëvjeçarëve të shkuar.

Vizitorët tani janë në gjendje të eksplorojnë dhomën e varrimit të Mbretit Djoser për herë të parë që nga vitet ’30, kur u mbyll.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *