Vendosni fjalën kyçe....

“Rregulloret e emigracionit Turqi-BE s’po funksionojnë, duhen rishikuar” – Erdogan


Presidenti turk Erdogan i tha të premten kancelares gjermane Merkel se rregulloret e emigracionit mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian nuk po funksiononin dhe se duheshin rishikuar.

Bashkimi Evropian u kërkoi emigrantëve që janë mbledhur në kufirin mes Turqisë e Greqisë që të mos e kalojnë atë, por u tërhoqën nga mundësia për të shtuar ndihmën ndaj Ankarasë.

Në telefonatën e zhvilluar Erdogani i tha gjithashtu Merkelit se marrëveshja e armëpushimit me Rusinë në rajonin Idlib të Sirisë kishte për qëllim mbrojtjen e civilëve dhe trupave turke atje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *