Senati amerikan ka miratuar 8.3 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin dhe ia ka dërguar presidentit Trump për nënshkrim.
Ligjvënësit amerikanë morën vendimin pasi kjoronavirusi u përhap në SHBA duke marrë jetën e e 14 personave deri tani.
Fatura e fundit ka një rritje të konsiderueshme mbi kërkesën fillestare të administratës prej 2.5 miliardë dollarësh.
Deri tani korovirusi që u zbulua fillimisht në Kinë, ka marrë jetën e më shumë se 3 mijë personave në botë, me Kinën, Italinë e Iranin që mbajnë numrin më të madh të viktimave.