Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet mbledhja e Reformës Zgjedhore, PD-ja kërkoi më shumë kohë për diskutimet mbi sistemin zgjedhor


Është shtyrë mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore i parashikuar për tu mbledhur ditën e sotme pasi përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë kërkuar më shumë kohë.

Ditën e sotme në Këshill do të diskutohej sistemi zgjedhor, dhe lidhur me të përfaqësuesit demokratë kërkuan kohë që të shqyrtonin të gjitha pikat.

Mbledhja do të shtyhet për ditën e hënë ku pritet që nga opozita e bashkuar të bëhen edhe propozimet për administratën zgjedhore.

15 marsi është vendosur si data e fundit për marrëveshjen politike për Reformën Zgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *