Dy shtetas turq janë ndaluar në Portin e Durrësit pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
I.Y 44 vjeç dhe A.S 67 vjeç tentuan kalimin në drejtim të Italisë me dokumente bullgare dhe greke.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht atë të kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
IY., 44 vjeç dhe A. S., 67 vjeç, të dy shtetas turq, pasi më datë 05.03.2020, në P. K. K. Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente bullgare dhe greke të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”-thuhet në njoftimin e policisë.