Vendosni fjalën kyçe....

“Venecia na ka kërkuar të ruajmë konfidencialitetin e raportit paraprak” – Balla


Pas publikimit të raportit paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese, ka ardhur reagimi i Partisë Socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm, Balla, ka sqaruar se Venevia ka dërguar në Shqipëri një raport paraprak për të cilin duhej ruajtur konfidencialiteti, pasi raporti do konsultohet nga palët.

Ai shton se shpërndarja e copave nga materiali i plotë ka dëmtuar besueshmërinë e procesit të konsultimit me Venecian.

‘Komisioni i Venecias na ka vene ne dizpozicion nje “draft paraprak” te Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, per te cilin na eshte kerkuar nga ana e tyre te ruajme strikt konfidencialitetin dhe te mos bejme asnje koment, sepse drafti eshte derguar per tu konsultuar dhe komentuar nga palet. Shperndarja e copezave apo fjalive te vecanta ne raste te meparshme te drafteve paraprake ka demtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias.’ – shkruan Balla në Facebook.

Balla shton se PS-ja do respektojë kërkesën për konfidencialitet deri në miratimin e opinionit përfundimtar zyrtar ndërsa tha gjithashtu se dekreti i presidentit nuk do shqyrtohej në Kuvend deri në opinionin përfundimtar.

‘Prandaj ne do te ndjekim ne menyre strikte agjenden dhe respektojme kerkesen per konfidencialitet prej vete Komisionit te Venecias deri ne miratimin e nje opinioni final zyrtar. Nderkohe ekspertet tane do te pergatisin sipas kerkeses se vete procesit, per reflektimet e pretendimeve te paleve ne Opinionin Perfundimtar. Kjo do te thote po ashtu, se deri ne marrjen e Opinionit perfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, per te respektuar deri ne fund Komisionin e Venecias.’ – mbyll reagimin Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *