SHBA-ja mund të jetë përgjegjësja kryesore për shpërthimin e koronavirusit për të goditur Kinën e Iranin, ka thënë shefi i Gardës Revolucionare, duke kërcënuar se virusido kthehet kundër atyre që e nxorrën.
‘Është e mundur që ky virus të jetë një produkt i një sulmi biologjik nga SHBA-ja që fillimisht u përhap në Kinë dhe më pas në Iran e pjesën tjetër të botës,’ tha Hossein Salami të enjten.
Ai u zotua se Irani do e luftojë virusin dhe paralajmëroi se sëmundja do kthehet kundër SHBA-së. Megjithë teoritë e tilla kanë qarkulluar prej kohësh, ende nuk ka asnjë provë zyrtare që kjo mund të jetë e vërtetë.