Vendosni fjalën kyçe....

“Askush të mos dalë mbi Kushtetutën, s’e komentoj raportin e Venecias” – Meta nga Shkodra


Presidenti Meta ka deklaruar nga Shkodra se nuk e komenton raportin paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se ka ruajtur konfidencialitetin siç është kërkuar ndërsa shtoi se ka kërkuar që asnjë në Shqipëri të mos dalë mbi Kushtetutën.

‘Nuk mendoj se kjo është një çështje e Venecias sepse Venecia e ka shkruar Kushtetutën. Që prej 115 ditësh një çështje e drejtësisë dhe hetimit që askush në Shqipëri mos dalë mbi Kushtetutën.

Nuk e komentoj për arsye sepse mbi dokument ka patur një konfidencialitet por unë ja u kam thënë që Kushtetutën tonë e kanë shkruar Venecia. Këtu kemi ardhur për të parë një spektakël të jashtëzakonshëm dhe më pëlqen që Vllaznia vijon shkëlqen në lojërat me dorë.’ – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *