Vendosni fjalën kyçe....

Burri në Durrës bën gruan për spital, më pas tenton të vetëvritet


Një burrë në Durrës ka tentuar vetëvrasjen, pasi kishte dhunuar barbarisht gruan e tij e cila është shtruar në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës.

Policia e qytetit bregdetar thotë se ka ndërhyrë në kohë, duke e ndaluar burrin dhe më pas shoqëruar atë në komisariat.

 “Shtetasi A.H.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së  tij, shtetases E.H.,42 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më pas shtetasi A.H., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë të cilët më pas e kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *