Vendosni fjalën kyçe....

Dortmundi fiton sfidën delikate dhe shton presionin ndaj Bajernit të Mynihut


Dortmundi ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertën e vështirë të Gladbahut.

Janë ngjitur kësisoj në vendin e dytë të renditjes, vetëm një pikë larg Bajernit të Mynihut që luan nesër ndaj Augsburgut në derbin e Bavarisë.

Ndërsa Gladbahu me humbjen e sotme ka dalë praktikisht nga gara për titullin kampion, megjithatë mund të luftojë për një nga katër vendet e para që shkojnë në Ligën e Kampionëve.

Tashmë lufta për titullin duket të jetë një garë treshe me  Bajernit të Mynihut, Dortmundit e Lajpcigut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *