Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i mbytur në rezervuar 29-vjeçari në Krujë, familjarët po e kërkonin


Një 29-vjeçar në Krujë është gjetur i mbytur në rezervuarin ”Pengile” të Krujës. I riu me inicialet G.L, ishte shpallur si i humbur nga familjarët dhe kërkohej prej ditësh.

Sipas policisë, 29-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 07.03.2020, rreth orës 12:45, në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë, është gjetur i mbytur shtetasi G.L.,29 vjeç, i cili vuante nga shendeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Vorë, pas kallzimit të bërë nga familjarët.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Megjithatë grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotëq të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *