Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori i Lazios i infektuar me koronavirus: Jam mirë, por më duhet të qëndroj në shtëpi (VIDEO)


Guvernatori i rajonit të Lazios dhe kryetari i PD-së në Itali Nicola Zingaretti, ka rezultuar pozitiv pas analizave për koronavirusin.

Lajmin e ka dhënë vetë Zingaretti, përmes një videoje në rrjetet sociale.

 “Mjekët më thanë që jam pozitiv ndaj  Covid19. Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për ditët e ardhshme. Nga këtu do të vazhdoj punën që duhet të bëj. Guxim për të gjithë dhe do të shihemi së shpejti!”-shprehet ai.

Vetëm një ditë më parë, Zingaretti iu kishte drejtuar një mesazh qytetarëve të Lazios të mos kalonin në panik, por të merrnin përgjegjësitë individuale të gjithë dhe të zbatonin rregullat për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Është me rëndësi thelbësore që të gjithë të respektojnë rregullat. Për disa javë duhet të ndryshoni stilin e jetës tuaj”– thoshte ai.

Zingaretti nuk është politikani i parë i prekur nga virusi. Këshilltari për zhvillimin ekonomik të rajonit të Lombardisë, Alessandro Mattinzoli rezultoi pozitiv, ndërsa guvernatori Attilio Fontana megjithëse rezultoi negativ u fut në karantinë për shkak se kolegu i tij ishte i infektuar.

Kryetarja e Piacenza-s Patrizia Barbieri gjithashtu doli se e kishte virusin. Ndërkohë janë ngritur dhe shqetësimet për ish-Ministrin e Brendshëm Matteo Salvini, pas lajmeve se truproja i tij është infektuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *