Vendosni fjalën kyçe....

“I ke duart me gjak, miqtë e mi vdiqën për shkakun tuaj” – Veterani i luftës i prish Biden-it mitingun (VIDEO)


Joe Biden po kritikohet në Twitter pasi një video e tij u bë virale, ku ai debaton me një veteran lufte.

Biden ishte ndalur për një miting në Oakland në Kaliforni, kur veterani i Forcës Ajrore, Michael Thurman u përball me kandidatin për president.

Thurman i tha Biden-it se ai i kishte “duart me gjak ” për shkak të mbështetjes që ka treguar për luftën në Irak.

“Pse duhet të votojmë për dikë që votoi për një luftë që vrau mijëra vëllezër e motrat tona dhe civilë të panumërt irakenë? Ju e mundësuat atë luftë. Ju i dhuruat gjithashtu një medalje njeriut që e shkaktoi atë luftë. Edhe ai gjak është në duart tuaja”.– tha Thurman.

Thurman iu referua ceremonisë së Ditës së Veteranëve të vitit 2018 kur Biden i paraqiti ish-Presidentit George W. Bush, medaljen e Lirisë për mbështetjen e tij për veteranët. Biden i ktheu shpinën, por ai vazhdonte të bërtiste:“Ju jeni skualifikuar, zotëri! Miqtë e mi kanë vdekur për shkak të politikave tuaja”.

Ai shtoi se edhe presidenti Trump ishte më shumë kundra luftës se sa Biden, edhe pse ky i fundit është zotuar gjatë fushatës së tij që t’i japë fund njëherë e përgjithmonë luftërave.

Veterani në fund sipas FoxNews u shoqërua nga ekipi i sigurisë i Biden-it.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *