Vendosni fjalën kyçe....

Italia “kyç” Lombardinë e disa provinca, masat e ashpra deri më 3 prill


Qeveria italiane ka vendosur marrjen e masave të jashtëzakonshme për të përballuar koronavirusin që e ka goditur vendin apenin shumë rëndë duke shkaktuar deri tani 233 viktima.

Sipas dekretit të qeverisë, Lombardia dhe disa provinca të Venetos, Emilia Romanjës e Piemontes do jenë të kyçura. Hyrja dhe dalja prej tyre do jetë vetëm për arsye madhore, familjare ose pune.

Ky rregull vlen deri në datën 3 prill ku do qnëdrojnë të mbyllura shkollat, universitetet, palestrat, muzetë etj. Baret e restorantet do mbeten  të hapura por duhet që largësia mes klientëve të jetë 1 metër, në të kundërt do mbyllen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *