Vendosni fjalën kyçe....

Media turke poston fotot e emigrantëve, pretendojnë se janë dhunuar nga policia greke


Emigrantët në Turqi kanë akuzuar policinë greke se i ka rrahur dhe i ka detyruar të ecin këmbëzbathur në kufirin mes dy vendeve aty ku mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë kufirin për të mbërritur në Europë.

Kanali turk TRT publikoi foto të migrantëve pa rroba duke u ngrohur rreth një zjarri afër kufirit grek, me plagë në shpinë.

Disa nga migrantët pretenduan se policia greke i kishte rrahur.

Policia greke ka gjuajtur me gaz lotsjellës, e makina ujëhedhëse për të zmbrapsur emigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin, por mohon pretendimet se ka plagosur apo vrarë emigrantë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *