Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta një tjetër deputete në Iran


Ndahet nga jeta një tjetër deputete iraniane për shkak të koronavirusit. Lajmi u publikua nga agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim, duke zbuluar se sëmundja po përhapet brenda institucioneve shtetërore.

Irani është një nga vendet jashtë Kinës, që është ndër më të prekurrit nga epidemia. Që nga e premtja sipas Reuters, Irani ka raportuar 4,747 raste me koronavirus.

Deputetja që vdiq të premten është Fatemeh Rahbar, një deputete konservatore nga Teherani. Nuk dihet nëse ajo është përfshirë në numrin zyrtar të publikuar të premten, për 124 viktimat nga koronavirusi.

Më 2 mars, Tasnim raportoi dhe vdekjen e Mohammad Mirmohammadi, një anëtar i Këshillit të Përshtatshmërisë, që kishte për qëllim të zgjidhë mosmarrëveshjet midis parlamentit dhe Këshillit të Kujdestarisë, një organ qeveritar që heton kandidatët zgjedhorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *