Vendosni fjalën kyçe....

Në Kosovë janë futur 730 mijë euro mallra nga Serbia në vitin 2020


Edhe pse taksa ndaj mallrave serbe është kryefjalë në Kosovë prej kohësh tashmë, në vend janë futur 730 mijë euro mallra nga Serbia në periudhën janar-shkurt 2020.

Lajmi është dhënë nga zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, që citohet nga Lajmi.net.

‘Gjatë këtij viti kemi rreth 730 mijë euro import nga Serbia, derisa vitin e kaluar ishte rreth 5.8 milionë euro gjithë vitin me dy muajt e parë të vitit 2019 që kishim 1 milion euro import.’ – ka thënë ai.

Heqja e taksës së emërtuar Haradinaj, pasi u vu nga ish-kryeministri është kërkuar me ngulm nga SHBA-ja e Bashkimi Europian pas presionit të vijueshëm nga ana e Serbisë që është larguar nga tavolina e bisedimeve dhe refuzon rikthimin deri në heqjen e taksës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *