Papa Françesku ka anuluar shfaqjet e tij në publik, përfshirë edhe meshën tradiocionale të së dielës që e mban nga dritarja e zyrës së tij në sheshin Shën Pietro.
Siç shkruan Reuters, ky vendim vjen me qëllim për të shmangur turmat e mëdha të njerëzve që mblidhen për ta parë atë. Në vend që të mbahet si zakonisht, mesha do të transmetohet në internet nga brenda Vatikanit.
Edhe mesha tradicionale e ditës së mërkurë do të zhvillohet me të njëjtën mënyrë. Gjithashtu deri më 15 mars do të ndalohet hyrja e besimtarëve në meshën e përditshme në Santa Marta.
Kujtojmë se një ditë më parë, në Vatikan u verifikua rasti i parë i një personi të infektuar nga koronavisuri. Është një prift, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.