Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen në qytetin e Durrësit, ku një 50-vjeçar dhunoi barbarisht gruan dhe më pas tentoi të vetëvritej.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.13 mbrëmjen e së premtes. A.Hasa pasi ishte konfliktuar verbalisht me gruan e tij, E. Hasa, e kishte goditur këtë të fundit me një bisht sëpatë pas kokë.
E gjithë ngjarja sipas “Balkanweb” ka ndodhur në sy të fëmijëve. Gruaja ka humbur ndjenjat dhe Hasa duke menduar se ajo kishte ndërruar jetë,në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar të vetëflijohet duke varur veten me litar, por është penguar nga fqinjët e tij.
Sipas fqinjëve, çifti prej kohësh kishin probleme dhe burri e dhunonte shpesh herë gruan. Madje kjo e fundit i kishte kërkuar atij divorcin.
Pas ngjarjes së rëndë, burri i cili punon si shofer është arrestuar, ndërsa gruaja ndodhet në spital.