Është zbardhur drafti parprak i Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Venecias, në dokumentin prej 20 faqesh, thuhet se ‘arsyetimi i Presidentit lidhur me procesin e përzgjedhjes se anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është i arsyeshëm’.
Në raport theksohet gjithashtu se dërgimi i listave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është i diskutueshëm, ku vërehen dy shkelje.
Njëra është përjashtimi nga mbledhjet e KED-së i Avokates së Popullit the tjetra është mospublikimi i procerverbaleve të mbledhjeve të KED-së, siç e përcakton ligji.
Gjithashtu në raportin e Venecias thuhet se nuk ekziston baza për shkarkimin e Presidentit lidhur me dekretin e tij për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh në vend.
‘Veprimet e presidentit janë në përputhje me Kushtetutën. Nga interpretimi i nenit 172 (2) të Kushtetutës, veprimet e marra nga presidenti dhe zyra e tij në përgjigje të veprimeve të KED-it duken të arsyeshme. Ndaj, nuk ka asnjë bazë për shkarkimin e tij”, analizon Komisioni i Venecias në draft mendimin mbi zbatimin e ligjit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.’
Lidhur me shkarkimin e mundshëm të presidentit nga Kuvendi, Komisioni i Venecias tërhev vëmendjen duke theksuar se Kuvendi duhet të vendosë nëse shkarkimi i tij do i ulë apo rrisë tensiones dhe a do i shërbejë apo prekë parimin bazë kushtetues të balancimit dhe kontrollit reciprok të pushteteve, në një situatë ku Kuvendi dhe të gjitha bashkitë e vendit janë në dorë të një partie.
‘Procesi i emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tregoi vështirësi të mëdha në zbatimin e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës. Kjo kryesisht ka lidhje me konfliktin institucional, si pasojë e mosbesimit të përbashkët midis palëve dhe prirjes së tyre për të delegjitimuar njëri -tjetrin.’
Në raport theksohet gjithashtu se futja e një mekanizmi special verifikimi për zyrtarët publikë duket si qëllim legjitim. Vetingu në politikë, për kandidatët për deputetë e zyrtarë të administratës është kërkuar nga opozita e bashkuar.
‘Çështja e kontakteve të ngushta të anëtarëve të parlamentit, këshillit bashkiak ose zyrtarët qeveritare, me krimin e organizuar, janë një problem në Shqipëri. Siç tregojnë edhe rezultatet e para të procedurës së vettingut të gjyqësorit, ndërlidhja e institucioneve shtetërore dhe krimi i organizuar duket të jetë shumë i lartë. Kjo pengon besimin në institucionet e shtetit dhe delegjitimon funksionimin e tyre. Nëse krimi i organizuar është duke qeverisur institucionet shtetërore ose të paktën ka një ndikim në punën e tyre, parimet e shtetit ligjor nuk mund të zbatohen në praktikë. Në një shtet të qeverisur ose të ndikuar nga krimi i organizuar, parimet e dinjitetit, barazisë apo ligjshmërisë, janë lënë mënjanë.’ – thuhet në raport.
*Raportin e plotë e lexoni Këtu