Vendosni fjalën kyçe....

“Shijaku do rindërtohet nga e para, do shndërrohet në destinacion turistik”- Edi Rama


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shijak ku ka takuar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilëve iu dëmtuan banesat.

Rama deklaroi se ky qytet do të rindërtohet nga e para e madje do të kthehet edhe në një destinacion turistik.

“Nëse me rilindjen urbane Shijaku mori një pamje tjetër dhe u bë shumë më i pëlqyeshëm me ndërhyrjen tonë. Rindërtimi do ta bëjë Shijaku një destinacion shumë të vizituar dhe pjesë të sezonit turistik, për në arsye shumë të thjeshtë sepse do të jetë një qytet komplet tjetër. Në Shijak 90 % e pallateve ekzistuese do të ndërtohen nga e para. Edhe mjediset e tyre tregtare, kafe bare, pikat e tjera të shërbimeve, do të jenë në një kualitet tjetër. Shumë turistë do të preferojnë të vijnë këtu padite apo për një darkë. Kjo mund të duket si një përrallë, por këto janë nga ato ëndrrat që unë si shoh me sy hapur, por që i realizoj pastaj. Shijaku do të jetë kantieri më i madh i rindërtimit. Të gjitha pallatet  do të ikin nga sytë, nuk do ta njihni qytetin tuaj. Nuk ka lidhje me zgjedhje me vota, këto fjalë duhet të vërtetohen deri para zgjedhjeve.”- deklaroi Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *