Vendosni fjalën kyçe....

Silva Bino: Të testuarit për koronavirus, 60% janë nga Tirana. Të rëndësishme masat e higjienës


Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të dhënë një panoramë të masave të marra në vend lidhur me parandalimin e koronavirusit.

Ajo tha se rastet e dyshuara që janë testuar vijnë nga rrethe të ndryshme në vend.

 “Rastet janë 60% nga Tirana, më pas renditet Durrësi, Vlora, Fieri, nga Shkodra, Elbasani e Lushnja, rrethet e tjerë në një numër më të pakët, pra kemi shpërndarje në gjthë Shqipërinë, në varësi të udhëtarëve që janë testuar.Iu është ofruar testimi në ato raste kur kanë përmbushuar kriteret për t’u quajtur i dyshuar, shpesh herë ne e quajmë të dyshuar sikur rasti është i vërtetë. Por i dyshuar quhet kur ne fillojmë hetimin për to se kemi një dyshim që mund të jenë të prekur.”– tha Bino.

Doktoreshë Bino tha se janë marrë edhe nga dy monstra për një pacientë, për të rritur sigurinë e laboratorit. Ajo theksoi se shumë të rëndësishme për parandalimin e koronavirusit janë edhe masaat për higjienën personale.

 “Për diagnozën kemi kapacitete në laboratorin e ISHP ku kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, ku s’kemi pasur mostër pozitive. Kemi rritur edhe numrin e mostrave nga një pacient, pra kemi marrë dhe nga dy monstra, që të rrisim sigurinë e laboratorit në lidhje me testimin dhe besueshmërinë e popullatës. Nga ana tjetër janë përmirësuar protokollet e menaxhimit të rasteve. Ju e keni marrë lajmin e karantinës, ku ne i kemi përcaktuar, vetëkarantina, që lidhet me disa elementë të personave që duhet të kenë kushtet e duhura e karantina qeveritare për ata që do duhet shihet e nevojshme e s’kanë mundësi ta kryejnë vetë karantinën. Përsëris masat e higjienës se përveç masave që marrim ne kemi shumë nevojë, jo vetëm tani por ndoshta edhe kur të izolojmë rastet e para për bashkëpunimin e publikut, për të zbatuar masat higjieno sanitare, nuk është asgjë e keqe larja e duarve me ujë e sapun, përdorimi i higjienës respiratore”, theksoi Bino.

Bino zbuloi dhe se sa respiratorë automatikë ka në spitale. Ajo tha se 155  janë në spitalet publike, 17 në spialet private, ndërsa do të blihen dhe të tjerë se është alokuar fondi nga Ministria e Shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *