Vendosni fjalën kyçe....

Turizmi europian humb 1 miliard euro në muaj nga koronavirusi


Frika nga përhapja e koronavirusit po rritet në gjithë Evropën, duke kërcënuar industrinë e saj të turizmit. Të dhënat tregojnë se sektori tashmë ka marrë një goditje serioze dhe mund të dëmtohet edhe më shumë.

Sipas Komisionerit të Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton, turizmi është një nga sektorët që ka të ngjarë të goditet më rëndë financiarisht pasi koronavirusi vazhdon të përhapet. Sektori tashmë humbet 1 miliard euro në muaj për shkak të sëmundjes, tha ai.

Komisioni Evropian i Udhëtimeve ka njoftuar se 10 përqind e PBB-së Evropiane rrjedh nga turizmi ndërsa në disa vende anëtare të BE-së, përfshirë Spanjën dhe Italinë, kjo shifër është deri në 14 përqind.

Shkalla e anulimit të hoteleve në disa zona të Italisë ka arritur deri në 90 përqind. Turizmi përbën 13 përqind të ekonomisë në vend, ku mbi 3,800 raste të virusit janë raportuar tashmë.

Muzeu më i njohur në botë, Louvre në Francë, u mbyll këtë javë ndërsa punonjësit nuk pranuan të punojnë nga frika e infektimit me koronavirus. Vitin e kaluar, Louvre priti 9.6 milionë vizitorë, me gati tre të katërtat e tyre nga jashtë vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *