Turqia nuk do t’i lejojë më migrantët të kalojnë detin Egje në Greqi sepse kjo rrugë sipas rojeve bregdetare është e pasigurtë. Urdhri i ri i presidentit Rexhep Tajip Erdogan vjen një javë pasi ai tha se ai do “hapë dyert” për refugjatët që duan të hyjnë në Evropë, mes tensioneve me Sirinë.
BE e akuzon Turqinë se po i përdor migrantët për qëllime politike dhe këmbëngul se dyert e saj janë “të mbyllura”.
Ndërkohë përplasjet në kufi mes emigrantëve dhe forcave kufitare greke vazhdojnë sipas BBC-së. Kjo sepse nuk ka pasur ndonjë ndryshim në pozicionin e Turqisë në lidhje me lejimin e migrantëve të përpiqen të hyjnë në Greqi përmes kufirit tokësor.
Gjatë përplasjes së ditës së sotme, autoritetet greke sulmuan me gaz lotsjellës ndërkohë që emigrantët i janë kthyer me gurë.
Por Greqia ka akuzuar policinë turke se ata kanë hedhur qëllimisht gaz lotsjellës drejt efektivëve grekë.