Vendosni fjalën kyçe....

U vendos në karantinë në QSUT, gruaja nga Lushnja rezulton negative për koronavirusin


Gruaja e cila u shtrua ditën e djeshme në spitalin e Infektivit në QSUT dhe u mbajt në izolim, nuk ka koronavirus.

Rezultatet e analizave kanë treguar se 50-vjeçarja nga Lushnja nuk është e prekur nga ky virus.

Gruaja kishte ardhur 3 ditë më parë nga Padova e Italisë, u paraqit si fillim në spitalin e Lushnjës, pasi kishte pasur temperaturë dhe ethe, ndërkohë që stafi i mjekëve e transferuan atë në QSUT, duke respektuar protokollin. Dje ajo iu nënshtrua analizave pasi dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi.

Deri më tani vendi ynë nuk ka regjistruar asnjë rast të personave të prekur nga virusi vdekjeprurës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *