Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarët mbetën duke dhënë këshilla për mosprekjen e fytyrës me duar, por vetë nuk e zbatojnë (VIDEO)


Vazhdimisht zyrtarët po i këshillojnë qytetarët që të mos prekin fytyrën me duar si masë parandaluese për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Mirëpo duket se vetë ata nuk p e zbatojnë këtë rregull, madje as gjatë fjalimit të tyre.

Programi televiziv “Daily Show” në Comedy Central në SHBA, ka realizuar një videokolazh ku shfaqen po të njëjtit zyrtarë, që në të njëjtën kohë që i japin këto këshilla i shkelin vetë ato. Një prej tyre madje shfaqet dhe duke futur gishtin në gojë. Disa zakone thjesht është shumë e vështirë për t’i ndryshuar.

Në Shtetet e Bashkuara rastet me koronavirus e kanë kaluar numrin 220 dhe Kongresi miratoi një fond prej mbi 8 miliardë dollarësh për ta luftuar përhapjen e epidemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *